Sport

Tottenhami përmbys Watfordin, i afrohet Cityt

Foto: Reuters

Tottenhami ka mposhtur Watfordin duke përmbysur rezultatin nga disavantazhi për t’iu afruar Manchester Cityt në tabelën e Premier Ligës.

Cathcart kaloi Watfordin në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Son Heung-Min dhe Fernando Llorente në minutat 80 dhe 87 kthyen ndeshjen në favor të ekipit të Mauricio Pochettinos.

Në tabelë, pas 24 ndeshjeve, Tottenhami ka 54 pikë, vetëm dy më pak se City që është i dyti. Tottenhami, si i treti, ka shtatë pikë më pak se lideri, Liverpool