Sport

Roma pëson debakël nga Fiorentina, shkëlqen Chiesa

Roma ka pësuar një humbje të thellë në udhëtim te Fiorentina në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Vendasit fituan me rezultat prej 7 me 1, në një ndeshje ku shkëlqeu i riu Federico Chiesa, transmeton Koha.net.

21 vjeçari shënoi hat-trick në këtë takim. Derisa dy gola shënoi Simeone, e nga një gol shënuan Benassi e Muriel.

Golin e nderit për Romën e shënoi mbrojtësi Kolarov.

Në gjysmëfinale të Kupës së Italisë skuadra e Fiorentinës do të përballet me Milanin.