Villarreali shkarkon menaxherin dhe e zëvendëson me atë që e shkarkoi para tij

Villarreali shkarkon menaxherin dhe e zëvendëson me atë që e shkarkoi para tij

30 January 2019 10:38

Villarreali ka shkarkuar menaxherin Luis Garcia vetëm 49 ditë pas emërimit dhe e ka zëvendësuar atë me menaxherin që e shkarkoi para emërimit të tij.

Javi Calleja do të rikthehet në rolin e menaxherit të cilin e mbajti deri në dhjetorin e vitit 2018.

Garcia arriti vetëm një fitore në nëntë ndeshje ndërsa në atë të fundit u mposht nga Valencia në La Liga për të mbetur në fund të tabelës.

“Besoj se ekipi do të mbijetojë. Mendoj kështu pasi kanë aftësi për ta bërë këtë. Nga gjashtë ndeshjet në La Liga, jam i pakënaqur vetëm me këtë të fundit, por na munguan rezultatet”, ka thënë Garcia.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme