Deklarata e Benitezit pas fitores ndaj Cityt Foto: Reuters

Deklarata e Benitezit pas fitores ndaj Cityt

29 January 2019 23:20

Trajneri i Newcastle Unitedit, Rafa Benitez është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj kampionit Manchester City.

Skuadra e tij shënoi fitore prej 2 me 1 në shtëpi, duke arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, transmeton Koha.net.

Benitez ishte jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij.

“Ishte një përpjekje e madhe nga të gjithë dhe të fitosh ndaj një ekipi kaq të mirë si Manchester City, ata kanë gjithçka. Ata janë shumë të mirë, prandaj kur i merr tre pikë kundër tyre atëherë e di se lojtarët vërtet kanë luajtur mirë. Secili ka luftuar për njëri-tjetrin. Shënuam dy gola dhe u munduam deri në fund prandaj jam shumë krenar me këta lojtarë”, ka thënë Benitez, raporton BBC.

Benitez me këtë fitore i ka bërë një favor të jashtëzakonshëm ish-skuadrës së tij, Liverpoolit, që në rast të fitores së nesërme ndaj Leicesterit do të mund të rriste diferencën ndaj Cityt në shtatë pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme