Kloppi tregon situatën e të lënduarve te Liverpooli Foto: Reuters

Kloppi tregon situatën e të lënduarve te Liverpooli

29 January 2019 18:01

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pasur lajme pozitive për situatën e të lënduarve te ekipi i tij në prag të sfidës së nesërme ndaj Leicesterit.

Gjermani ka konfirmuar se Virgil van Dijk është rikthyer në stërvitje sot pas një sëmundje që e kishte, dhe pritet të përfshihet në sfidën e nesërme, transmeton Koha.net.

Derisa nga lëndimi është kthyer edhe Georginio Wijnaldum pas një problemi që kishte me gju, e gjithashtu sonte në Melwood pritet të stërvitet edhe Fabinho.

Ndërsa mbrojtësi Trent Alexander-Arnold përfundimisht nuk do të jetë në dispozicion të Kloppit për ndeshjen e nesërme.

“Van Dijk ishte pakës i sëmurë, por ai u stërvit dje dhe do të stërvitë edhe sot, prandaj do të shohim. Lovren është mirë, Gini e Fabinho do të stërvitin sot. Trent është gjithnjë e më afër rikthimit dhe duket shumë pozitiv, por s’do të jetë i gatshëm për nesër”, ka thënë Klopp.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme