Allegri: Juve s’është favorit në Ligën e Kampionëve

Allegri: Juve s’është favorit në Ligën e Kampionëve

29 January 2019 17:10

Massimiliano Allegri insiston se Juventusi nuk është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Në fazën e parë eliminatore kampioni italian do të luajë ndaj gjigantit spanjoll, Atletico Madrid, derisa ndeshjen e parë zhvillon si mysafir, transmeton Koha.net.

“Nuk është e shkruar ndokund se ne jemi super favorit për Ligën e Kampionëve. Kjo do të ishte çmenduri. Duke thënë kështu, nuk e përjetoni garën ashtu siç duhet, por një nga objektivat është ta sjellim atë në shtëpi, nëse luajmë mirë dhe kemi fat”, është shprehur ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme