Sport

Fellaini drejt Kinës

Descriptive Text

Manchester United raportohet se ka nisur negociatat me një klub kinez për transferimin e Marouane Fellainit.

31-vjeçari është pjesë e Unitedit që nga viti 2013 dhe ka qenë i rëndësishëm për skuadrën nën epokën e Jose Mourinhos.

Megjithatë, “SkySports” raporton se Fellaini mund të largohet dhe se “Djajtë e Kuqë” janë në bisedime me një klub kinez për transferimin e përhershëm të belgut.