Zyrtare: Juve rikthen Caceresin

Zyrtare: Juve rikthen Caceresin

29 January 2019 14:41

Juventusi ka kthyer në skuadër mbrojtësin Martin Caceres.

Lojtari ka kaluar te “Zonja e Vjetër” nga Lazio në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Juve ka konfirmuar përmes një njoftimi se do të paguajë 600 mijë euro për ta mbajtur Caceresin deri më 30 qershor.

Uruguaiani ishte pjesë e Juves edhe në sezonin 2009-10, para se të kthehej dy vjet më vonë.

Gjithsesi, konkurrenca dhe lëndimet detyruan 31-vjeçarin të largohej dhe të luante në disa skuadra të tjera, para se të kthehej për herë të tretë te kampioni italian.

Ai e zëvendëson Medhi Benatian që u largua në drejtim të Al-Duhailit në Katar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme