Parma interesohet për Hetemajn

Parma interesohet për Hetemajn

29 January 2019 09:31

Skuadra e Parmas ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Chievos, Përparim Hetemaj, kanë njoftuar mediumet italiane.

Bëhet e ditur se Parma është e gatshme t'i ofrojë Chievos një milion euro dëmshpërblim për Hetemajn, i cili ka kontratë deri në vitin 2020, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Hetemaj 32-vjeçar këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Chievo dhe deri më tani ka 16 paraqitje në Serie A.

Chievo zë vendin e fundit në tabelë, derisa Parma e kthyer këtë edicion në elitë, po kërkon një vend që dërgon në garat evropiane.

Hetemaj prej vitit 2011 është pjesë e Chievos. Karrierë ka bërë edhe te Brescia, Twente, AEK-u, Apolloni e Helsinki.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme