Reali shënon fitoren e tretë rresht, mbetet 10 pikë pas Barçës Foto: Reuters

Reali shënon fitoren e tretë rresht, mbetet 10 pikë pas Barçës

27 January 2019 22:34

Real Madridi ka shënuar fitoren e tretë rresht në La Ligë, por vazhdon të jetë dhjetë pikë prapa liderit Barcelona.

Skuadra madrilene këtë herë mposhti Espanyolin 2 me 4, në kuadër të xhiros së 21-të.

Për Realin Karim Benzema realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan edhe Sergio Ramos e Gareth Bale. Te vendasit shënuan Baptistao dhe Rosales. Nga minuta e 72-të, Reali u paraqit me një futbollist më pak pas ndëshkimit me të kuq të Raphael Varane.

Në tabelën e La Ligës, Barça prin me 49 pikë, Atletico Madridi është i dyti me 44 e Reali i treti me 39.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme