Sport

Interi refuzon ofertën e Arsenalit për Perishiqin

Descriptive Text

Interi ka refuzuar ofertën e Arsenalit për të transferuar Ivan Perishiqit në formë huazimi me opsionin për blerje, sipas “SkySports” në Itali.

Arsenali ka ofruar 5 milionë euro për të huazuar kroatin deri në fund të sezonit, me opsion për ta blerë për 40 milionë euro gjatë verës.

Gjithsesi, Interi do vetëm marrëveshje të përhershme për 29-vjeçarin.

Anësori është paraqitur 18 herë në 20 ndeshje të Serisë A këtë sezon.