Sport

Interi pranë shitjes së Ivan Perisiqit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e ka pranuar se Ivan Perisiqi mund të lejohet të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar.

Spalletti ka thënë të shtunën në një konferencë për media para ndeshjes së Interit ndaj Torinos se anësori kroat Perisci mund të largohet nga San Siro nëse vjen ndonjë ofertë e duhur për të.

“Perisic është lojtar shumë i mirë, dhe natyrisht se ka thashetheme për të gjatë afatit kalimtar”, tha Spalletti.

Ai më pas e pranoi se nëse vjen ndonjë ofertë që do ta kënaqte klubin, atëherë ajo do të pranohej. Mediat britanike kanë raportuar sot se Arsenali është shumë i interesuar për shërbimet e tij.

“Nëse një lojtar është i mirë, natyrisht se çdo klub e dëshiron atë. Pastaj edhe shifra duhet të jetë adekuate për t’i çuar gjërat deri në fund”, shtoi ai.

Përveç Arsenalit, thuhet se edhe Atletico Madridi është i interesuar për të. Interi kërkon 35 milionë euro për shërbimet e tij.