Sport

Leicesteri synon Tielemansin

Descriptive Text

Mesfushori i Monacos, Youri Tielemans është synim i Leicester Cityt për afatin kalimtar të janarit.

Belgu që cilësohet si njëri prej mesfushorëve me të ardhme të ndritur, ka realizuar 63 paraqitje për klubin francez që prej transferimit në majin e vitit 2017.

Monaco që po lufton për mbijetesë, pritet të luftojë edhe për të mbajtur yjet e saj dhe këtë është duke e shfrytëzuar Leicesteri që dëshiron transferimin e tij gjatë janarit.

“Dhelprat” janë duke menduar që deri në fund të muajit të bëjnë gati një ofertë prej 20 milionë funtesh për Tielemansin që i ka edhe tre vjet në kontratën e tij.