Sport

Bashkëlojtarët dhe kundërshtarët njëzëri: Messi është special

Lionel Messi ishte i pandalshëm në El Clasicon e mbrëmshme.

Messi ishte vendimtar në duelin ndaj Real Madridit duke realizuar dy gola, që i siguruan fitoren Barcelonës me rezultat 3:2.

Pas ndeshjes të gjithë thurën lëvdata për yllin argjentinas, përfshirë këtu edhe kundërshtarët nga Real Madridi, raporton kp.

Këto janë disa nga deklaratat për paraqitjen e Messit:

Andres Iniesta: Ai është një bekim për ne

Gerard Pique: Goli i 500-të i Messit duhej të vinte në një moment special, ashtu siç është edhe ai vet

Luis Enrique: Leo është vendimtar për ne edhe kur është në shtëpi duke ngrënë darkë

Ivan Rakitiq: Mund ta vendosësh në çdo pozitë, por ai është i gatshëm që në çdo moment t’i dënojë kundërshtarët

Zinedine Zidane: Messi? Ai bën dallimin në skuadrën e tij

Dani Carvajal: Messi ishte fantastik.