Caceres kthehet te Juve për herë të tretë

Caceres kthehet te Juve për herë të tretë

25 January 2019 17:11

Mbrojtësi i Lazios, Martin Caceres do të bëhet lojtar i Juventusit për herë të tretë në karrierë pasi ka pranuar transferimin për 600 mijë euro.

Sipas Sky Sports, Caceres pritet të shkojë sonte në Torino për të kompletuar transferimin e tij dhe të nënshkruajë kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Uruguaiani luajti për Juven në sezonin 2009-10, para se të rikthehej dy vjet më vonë për të fituar titullin.

Pas largimit nga Juve, ka luajtur për Southamptonin, Veronan dhe Lazion.

Rikthimi i tij vjen pasi Medhi Benatia është gati të transferohet te klubi Al-Duhail në Katar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme