Sport

Pochettino kundër VAR-it

Descriptive Text

Trajneri i Tottenhamit, Maurizo Pochettino, është kundër që sistemi VAR të hyjë në Premier League, nga sezoni tjetër.

Ai ka thënë se është për idenë që të shtyhet futja e VAR-it, pasi, sipas tij ende janë të paqarta shumë gjëra, transmeton KTV. 

“Është ide e mirë që VAR-i të shtyhet, sepse nëse nuk i kemi të gjitha informacionet se si funksionon, mund ta mësojmë më mirë. Është më mirë ta ndalojmë edhe për një vit apo më shumë. Askush në Evropë nuk është i lumtur me VAR-in. Kam frikë se futbolli do të fillojë t’i mërzisë njerëzit. Nëse ndaleni pesë minuta për një vendim, nuk e di si do të reagojnë ata”, ka deklaruar Pochettino.