Sport

Nadali në topformë kalon në finale të Australian Open

Rafael Nadali i ka dhënë fund rrugëtimit të grekut Stefanos Tsitsipas, duke arritur finalen e tij të pestë në Australian Open.

Nadali, 32-vjeçar, ishte në topformë derisa mposhti 20-vjeçarin me sete 6-2, 6-4 dhe 6-0.

Spanjolli do të takohet me fituesin e duelit Novak Gjokoviq – Lucas Pouille.