Majlinda Kelmendi e nis me fitore rrugëtimin drejt të Artës në Izrael

Kelmendi e artë me ippon në Tel Aviv

24 janar 2019 11:32
17:09

Majlinda Kelmendi ishte e jashtëzakonshme sot në Grand Prix “Tel Aviv”, duke qenë superiore ndaj kundërshtarëve.

Ajo arriti të rrëmbejë medaljen e artë në garën e sotme, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë 52 kg, transmeton Koha.net.

Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin pasi e mposhti Cohenin me ippon.

Kelmendi me ippon kishte fituar edhe tri ndeshjet e para në Tel Aviv.

Me këtë rast Kelmendi ka grumbulluar 700 pikë olimpike në rrugëtimin e saj për “Tokyo 2020”.

16:56

Drejtpërdrejt meçi final Kelmendi – Cohen

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në finale të Grand Prix “Tel Aviv 2019”.

Ajo ka përballë xhudisten izraelite Gili Cohen, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund ta ndiqni meçin final të Kelmendit në Tel Aviv, i cili nis rreth orës 17:05.

12:55

Kelmendi kalon në finale

Majlinda Kelmendi ka mposhtur Andrea Chitun për të kaluar në finale të Grand Prix “Tel Aviv 2019”.

Kelmendi mposhti rumunen pas pikës shtesë pasi fitoren nuk e arriti gjatë kohës së rregullt.

Në finale kampionia olimpike do të përballet me izraeliten Gili Cohen.

12:13

Majlinda tregon fuqinë ndaj zviceranes, kalon në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi ka siguruar gjysmëfinalen e Grand Prix “Tel Aviv 2019”, duke mposhtur me lehtësi zviceranen Fabienne Kocher.

Kelmendi mposhti Kocherin me “ippon” dhe në gjysmëfinale përballet me rumunen Andrea Chitu.

11:32

Majlinda Kelmendi e nis me fitore rrugëtimin drejt të Artës në Izrael

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka nisur me fitore garën në turneun Grand Prix “Tel Aviv 2019”, raporton Koha.net.

Xhudistja raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti me “ippon” Tetiana Levytskan e Gjeorgjisë.

Pos Kelmendit që merr pjesë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në këtë garë do të paraqitet edhe Loriana Kuka.

Ajo do të paraqitet në kategorinë deri në 78 kilogramë të shtunën. Në raundin e parë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Lluna Lucassen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme