Ish-trajneri i Prishtinës pritet të marrë drejtimin e Bashkimit

Ish-trajneri i Prishtinës pritet të marrë drejtimin e Bashkimit

24 janar 2019 09:49

Ish-trajneri i Prishtinës, kroati Jeronimo Sharin, pritet të marrë drejtimin e kampionit të Kosovës në basketboll, Bashkimi, që këtë edicion nuk ka treguar formë të mirë.

Sharin e njeh mirë basketbollin e Kosovës, pasi në pjesën e parë të edicionit 2016/17 udhëhoqi Prishtinën, raporton Koha Ditore.

Burime pranë klubit nga Prizreni kanë bërë të ditur se marrëveshja në parim është arritur me Sharinin që shumë shpejt pritet të zyrtarizohet, derisa vetë kroati ka thënë për gazetën se është i hapur për çdo opsion, pasi është i papunë.

Nëse zyrtarizohet, Sharin do të zëvendësonte Krunoslav Krajnoviqin, i cili prej fillimit të javës nuk po e stërvit ekipin.

Bashkimi ka njoftuar se Krajnoviq nuk është më trajner, derisa kroati insiston se ka kontratë valide me klubin dhe se nuk është arritur ende marrëveshja për shkëputjen e bashkëpunimit.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme