AIPS-ja mbështet Kosovën, një gazetar sportiv mund të përcjellë Evropianin U21

AIPS-ja mbështet Kosovën, një gazetar sportiv mund të përcjellë Evropianin U21

23 January 2019 21:18

Një prej projekteve më të suksesshme viteve të fundit të AIPS-ës, (Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë), është programi “Young Reporters”.

Ky Asociacion ka zgjeruar bashkëpunimin me federata të ndryshme sportive, veçanërisht me UEFA-në dhe FIFA-në, për t’u dhënë mundësi gazetarëve të rinj të marrin eksperiencë duke ndjekur nga afër garat e ndryshme ndërkombëtare.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se përfaqësuesit e SHGSK-së, kryetari Arlind Grantolli dhe sekretari Arlind Sadiku, kërkuan nga drejtuesit e AIPS-ës që t’u ofrohet mundësia edhe gazetarëve të rinj nga Kosova të marrin pjesë në projektin e radhës, që është përcjellja e Kampionatit Evropian U21 që mbahet këtë verë në Itali dhe San Marino, dhe AIPS-a ofroi mbështetje që të miratojë dërgimin e një gazetari nga Kosova për të mbuluar këtë ngjarje.

Programi Young Reporters, është themeluar nga viti 2011 dhe deri tani i ka dhënë mundësi qindra gazetarëve të rinj nga bota që të zhvillohen në profesionin e tyre. Për të qenë pjesë e këtij programi gazetarët duhet të jenë nën moshën 25 vjeçare, të flasin dhe të shkruajnë mirë gjuhën angleze.

“Të interesuarit që duan të jenë pjesë e këtij programi duhet të dorëzojnë një CV dhe kopjen e pasaportës në emailin info@shgskmedia.com. SHGSK do t’ia përcjellë AIPS-ës emrat e kandidatëve që kanë aplikuar, më pas, përzgjedhja do të bëhet nga një komision i AIPS-ës”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme