Prishtina mposhtet thellë në shtëpi

Prishtina mposhtet thellë në shtëpi

23 January 2019 20:44

Prishtina ka pësuar humbje të thellë nga Oliver Wuerzburgu në kuadër të xhiros së katërt të Grupit I në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit u mposhtën si vendas 78:91 në një përballje në të cilën gjermanët dominuan vazhdimisht.

Me këtë humbje janë shuar shpresat e skuadrës kosovare për kalim në fazën tjetër.

Prishtina tani ka pesë pikë pas katër ndeshjeve. Ajo pozicionohet e treta në Grupin I. I pari është Oliver Wuerzburgu me tetë pikë, i ndjekur nga Pinar Karsiyaka me shtatë. Në fund është Szolnoki Olaj.

Dy ekipet e para avancojnë në 1/8 e finales.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme