Probleme me lëndime për Juventusin në prag të derbit me Lazion

Probleme me lëndime për Juventusin në prag të derbit me Lazion

23 January 2019 20:02

Juventusi mund të jetë pa Miralem Pjaniqin, Sami Khediran dhe Joao Cancelon për derbin e së dielës ndaj Lazios.

Kampioni italian sot ka konfirmuar se Pjaniq është në dispozicion pasi humbi ndeshjen ndaj Chievos për shkak të suspendimit, megjithatë boshnjaku është në dyshim për shkak të një lëndimi muskulor, transmeton Koha.net.

E edhe Khedira kishte humbur atë ndeshje, ende nuk është rikuperuar plotësisht, derisa Cancelo ka problem me pulpën e këmbës së majtë

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme