Icardi afër vazhdimit të kontratës me Interin

Icardi afër vazhdimit të kontratës me Interin

23 January 2019 18:25

Mauro Icardi është shumë afër që të vazhdojë kontratën me skuadrën e tij aktuale, Interin, duke iu dhënë kështu fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga San Siro.

Sipas Sky Sport Italia, drejtori sportiv Beppe Marotta ka mbajtur sot një takim me bashkëshorten, njëherësh agjenten e Icardit, Wanda Nara për të diskutuar situatën e lojtarit, transmeton Koha.net.

Raportohet se ky takim ishte pozitiv dhe tani kanë mbetur të sqarohen detajet e fundit.

Paga e tij vjetore pritet të jetë 7 milionë euro, derisa nuk dihet nëse klauzola e tij aktuale prej 110 milionë euro do të rritet në 180 milionë euro apo jo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme