Sport

Balotelli zyrtarizohet te Marseille

Olympique Marseille ka konfirmuar transferimin e sulmuesit italian Mario Balotelli nga rivali i Ligue 1, Nice.

Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni, derisa raportohet se ka ndërprerë kontratën me Nicen, transmeton Koha.net.

25 vjeçari do të veshë fanellën me numër 9 për ekipin e Rudi Garcias, derisa raportohet se do të përfitojë për këtë kohë të paktën 4 milionë euro.

Balotelli ishte bashkuar me Nicen në verën e vitit 2016, duke shënuar 43 gola.