Piateku i hap rrugë largimeve të Higuainit e Moratas Foto: Getty Images

Piateku i hap rrugë largimeve të Higuainit e Moratas

22 janar 2019 22:20

Derisa Krzysztof Piatek ka arritur marrëveshje me Milanin, sulmuesit tjerë Gonzalo Higuain dhe Alvaro Morata janë të lirë të realizojnë transferimet drejt Chelseat e Atletico Madridit.

Gjatë janarit sulmuesit është dashur të presin për marrëveshjet e sulmuesve tjerë me qëllim që të realizojnë lëvizjet e veta.

Sipas Sky Sports, Genoa është pajtuar ta shesë Piatekun te Milani për 35 milionë euro. Kalimi i tij i ka hapur rrugë Higuainit drejt Chelseat ndërsa Morata pritet të kalojë tek Atletico.

Higuaini pritet që të huazohet për gjashtë muaj me opsion blerje për 36 milionë euro ose të vazhdojë huazimin edhe për një vit me Chelsean.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme