Stadiumi “Adem Jashari” mbyllet për sivjet shkaku i investimeve Foto: Koha / arkiv

Stadiumi “Adem Jashari” mbyllet për sivjet shkaku i investimeve

Florim Maliqaj 22 January 2019 20:09

Stadiumi “Adem Jashari”, do të jetë i mbyllur gjatë vitit 2019, dhe në të nuk do të mund të zhvillohen aktivitete. Ky është vendimi që ka marrë Ministria e Sportit, e cila për herë të tretë, do të investojë në impiantin që ndodhet në Mitrovicë.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, ka zbuluar për Sportin në KTV, shumën e cila do të investohet në “Adem Jashari”.

Ai ka treguar se tashmë janë të informuar të gjithë që nuk do të zhvillojnë aktivitete në stadiumin olimpik.

Vendimi i MKRS-së, po e frikëson Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e femrave, e cila sipas përzgjedhëses Afërdita Fazlija, mund të detyrohet të luajë jashtë vendit. Ministria e Sportit ka investuar edhe dy herë të tjera në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Herën e parë, MKRS-ja kishte ndarë 740 mijë euro, të cilat ishin shkatërruar, kurse herën e dytë u investuan rreth 1 milion e gjysmë. Me investimin e tretë i cili pritet të kryhet nga një kompani e huaj, stadiumi do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s, ku mund të luajë edhe Kombëtarja A e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme