Dhembjet po e shtyjnë Vonnin të shqyrtojë pensionimin e menjëhershëm

Dhembjet po e shtyjnë Vonnin të shqyrtojë pensionimin e menjëhershëm

21 janar 2019 11:21

Lindsey Vonn mund të ketë garuar në garën e saj të fundit të skijimit.

Pasi dështoi të përfundonte garën e Kupës së Botës në Super-G në Cortina d'Ampezzo të Italisë të dielën për shkak të problemeve me gjunjët, Vonn ka thënë se pensionimi i menjëhershëm është një nga opsionet, shkruan sot Koha Ditore.

"Unë jam emocionale tash", tha Vonn. "Duhet të mendoj qartë për këtë. Nuk është një vendim që e marr shpejt dhe me lehtësi. Do të mendoj mirë për këtë".

Vonn po planifikonte të pensionohej në dhjetor të këtij viti. Ajo u kthye këtë fundjavë nga lëndimi i saj i radhës, në gjurin e majtë, por rezultati më i mirë i saj në tri garat ishte pozita e nëntë që zuri të shtunën në disiplinën e lëshimit.

Vonnit i duhen edhe pesë fitore për të thyer rekordin e përgjithshëm të fitoreve në Kupën e Botës, që e mban suedezi Ingemar Stenmark me 86 fitore. Por kjo duket tepër e largët tash.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme