“Po duhet të sëmuren lojtarët e huaj që të merren masa për sallat e basketbollit”

“Po duhet të sëmuren lojtarët e huaj që të merren masa për sallat e basketbollit”

20 January 2019 23:03

Basketbollistja e Bashkimit, Ulpiana Emra, ka thënë se në vend po duhet që të sëmuren lojtarët e huaj në mënyrë që të merren masa për sallat e basketbollit.

Duke thënë me shaka se në “Prizren temperatura është minus 200 gradë Celsius”, në “Sportin Total” në KTV, Emra ka thënë se masat nga institucionet nuk merren kur sëmuren lojtarët vendorë.

“Po duhet të sëmuret dikush nga lojtarët e huaj që të merren masa”, ka thënë ajo duke shtuar se komuna e Prizrenit ka ndihmuar klubin e femrave Bashkimi, por që sipas Emrës, duhet të përfshihet patjetër edhe ngrohja e sallës.

Një problem me temperaturën në palestër së fundmi e ka rregulluar Prishtina. Të mërkurën, për herë të parë në 20 vjetët e pasluftës, temperatura në palestër gjatë ditëve të ftohta të dimrit, siç është rasti edhe këto ditë, ishte gati në kuotën që kërkohet me rregulla të FIBA-s. Termometri shënoi 14.6 gradë Celsius, ndërkohë me tifozë brenda në palestër, temperatura pritet të arrijë 16 gradët e kërkuara nga FIBA për ndeshje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme