Barça nuk lëshon pikë, mban distancën ndaj ndjekësve Foto: Reuters

Barça nuk lëshon pikë, mban distancën ndaj ndjekësve

20 January 2019 22:38

Barcelona ka fituar 3 me 1 ndaj Leganesit në xhiron e 20-të në La Ligë për të mbajtur distancën prej pesë pikësh nga Atletico Madridi në krye të tabelës.

Skuadra katalonase kaloi e para në epërsi përmes Ousmane Dembeles në minutën e 32-të. Rezultati u barazua në minutën e 57-të nga Martin Braithwaite. Por 14 minuta më vonë, Luis Suarez shënoi golin e dytë të Barçës. Lionel Messi shënoi në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar.

Barcelona tani ka 46 pikë në pozitën e parë në tabelë, pesë më shumë se Atletico që e ndjek. Real Madridi mbetet i treti me 36 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme