Sport

Tottenhami fiton në fund

Foto: Reuters

Në sekondat e fundit një gol i Harry Winksit i ka dhënë fitoren Tottenhamit në përballjen me Fulhamin në xhiron e 23-të në Premier Ligë.

Skuadra e Mauricio Pochettinos fitoi 2 me 1 si mysafire e Fulhamit.

Të tre golat u shënuan nga lojtarët e Tottenhamit. I pari shënoi Fernando Llorente, por në portën e gabuar. Tottenhami përmbysi rezultatin përmes Dele Allit që realizoi në minutën e 51-të dhe Winksit që shënoi në sekondat e fundit të takimit.

Në tabelë, Tottenhami ka 51 pikë në pozitën e tretë, katër më shumë se Chelsea që e ndjek dhe pesë më pak se Manchester City që është i dyti.