Manchester City ka fituar thellë ndaj Huddersfieldit në xhiron e 23-të në Premier Ligë për të vazhduar ndjekjen e Liverpoolit në krye të tabelës.
“Qytetarët” fituan 0 me 3 me golat e Danilos, Raheem Sterlingut dhe Leroy Sanes për të ngushtuar sërish në vetëm katër pikë diferencën me liderin.
Pas 23 ndeshjeve, Liverpooli prin me 60 pikë. City ka 56 dhe është tetë pikë përpara Tottenhamit që si i treti ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
-
20 janar 2019 17:22
-
Shpërndaje në: