Sport

Linda, kampionia “e persekutuar” për një deklaratë

Për vitin e dytë rresht, Linda Zeqiri ka mbajtur epitetin e pingpongistes më të mirë të vitit në Kosovë.

Si në vitin 2017 ashtu edhe në vitin 2018 ajo ka dominuar plotësisht në konkurrencën e saj - te sendoret, shkruan sot Koha Ditore.

Në të dy këta vjet, 25-vjeçarja ka dalë kampione absolute e Kosovës dhe ajo nuk e ka ndërmend të ndalet. Synon që dominimin ta vazhdojë edhe përgjatë këtij viti për ta mbajtur këtë epitet për tre vjet rresht. Në të vërtetë, Zeqiri edhe në vitin 2010 ishte shpallur më e mira në Kosovë. Ajo është anëtare e klubit të pingpongut Drita nga Gjilani.

"Është viti i dytë radhazi që u shpalla pingpongistja më e mirë e vitit dhe sigurisht që është një kënaqësi e veçantë kur mundi shumëvjeçar të shpërblehet në këtë mënyrë. Ky epitet vetëm më motivon që të përkushtohem edhe më shumë për suksese të tjera më të mëdha", insiston Zeqiri.

Ajo thotë se me meritë është shpallur më e mira, pasi prej fillimit të vitit të shkuar ka krijuar diferencën ndaj të tjerëve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)