Chelsea ka gati mbi 110 milionë euro për Coutinhon Foto: Reuters

Chelsea ka gati mbi 110 milionë euro për Coutinhon

19 janar 2019 22:49

Raportohet se Chelsea është i gatshëm të ofrojë rreth 113 milionë euro për yllin Barcelonës, Philippe Coutinho, raporton Express.

Ish-futbollisti i Liverpoolit e kishte nisur mbarë karrierën në Camp Nou, megjithatë në këtë sezon nuk më i preferuari i Valverdes në pjesën e ofansive, me Ousmane Dembelen që po shkëlqen në sulm, transmeton Koha.net.

Raportohet gjithashtu se për shërbimet e brazilianit interesim ka shprehur edhe Manchester Unitedi.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Barcelona synon t’i përdorë paratë e Coutinhos për ta rikthyer Neymarin sërish në Camp Nou.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme