Sport

Whyte: Klitschko do t’i kthehet boksit

Boksieri i peshave të rënda, Dillian Whyte, ka thënë se Wladimir Klitschko, definitivisht do t’i kthehet boksit.

Ukrainasi Klitschko u pensionua në gusht të vitit 2017, por para se ai të pensionohej, analisti i këtij sporti Steve Bunce për BBC Radio ka thënë se 42-vjeçari do të kthehet, e Klitschko më vonë thoshte se ishte gënjeshtër e 1 prillit, transmeton KTV.

“Klitschko definitivisht do të kthehet. I kemi ofruar meçin e ai ka thënë se do t’i duhen dy ballafaqime për t’u përgatitur para se të vijë te unë. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme për mua, të ndeshem me një kampion bote që e mbizotëroi këtë sport për shumë vjet”, ka deklaruar Whyte.

Në duelin e fundit në Londër në dhjetorin e kaluar, Whyte e kishte mposhtur me kncok-out britanikun Dereck Chisora.

Nga ana tjetër, Klitschko për 11 vjet ishte i pamposhtur, nga viti 2004, duke rrëmbyer titujt IBF, WBO dhe WBA të botës, para se të mposhtej nga Tyson Fury në vitin 2015.