Sport

Milani me ofertë për Piatekun

Descriptive Text

Milani është takuar me drejtuesit e Genoas dhe agjentët e Krzysztof Piatek për ta transferuar atë në këtë afat kalimtar.

Nëse një marrëveshje arrihet atëherë kjo do të hapte rrugë që Higuain të bashkohet me Chelsean, transmeton Koha.net.

Mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv i Milanit, Leonardo është takuar me homologun e tij të Genoas Giorgio Perinetti dhe agjentin e Piatekut për të negociuar rreth transferimit të tij.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Piatek do të transferohet në San Siro në formë huazimi me obligim të blerjes në afatin kalimtar të verës për 40 milionë euro, plus bonuse në bazë të performancave të lojtarit.

Me këtë rast Piatek do të merrte pagë prej 2 milionë euro në sezon, dhe do të nënshkruante kontratë deri në qershor të vitit 2023.