Sport

Giroud i frustruar te Chelsea

Olivier Giroud ka thënë se është i frustruar me hapësirën që ka pasur te Chelsea në këtë sezon, raporton Goal.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri shpesh ka preferuar që në pozitën e 9-shit ta vendoste belgun Eden Hazard, para Giroudit apo Moratas që janë sulmues tipik, transmeton Koha.net.

Megjithatë, atë pozicion duket se do ta zë Gonzalo Higuain nëse kompleton transferimin e tij në këtë afat kalimtar te Chelsea.

Francezi tashmë ka bërë një vjet te Chelsea pas transferimit nga Arsenali në janarin e vitit të kaluar.