Kloppi i gatshëm të shpenzojë në janar shkaku i lëndimeve Foto: Reuters

Kloppi i gatshëm të shpenzojë në janar shkaku i lëndimeve

18 January 2019 13:00

Jurgen Klopp është i gatshëm të shpenzojë gjatë afatit kalimtar të janarit për shkak të problemeve në mbrojtje shkaku i lëndimeve.

Në fillim të janarit, trajneri gjerman kishte thënë se është i lumtur me ekipin që posedon dhe se nuk kishte në plan të bënte përforcime.

Lëndimet e Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez dhe Dejan Lovren ia kanë ndërruar mendjen Kloppit dhe sipas gazetës “The Sun”, Liverpooli është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë.

Ylli i Wolverhamptonit, Conor Coady është lidhur me një transferim te Liverpooli për të mbuluar krahun e djathtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme