Sport

Shaqiri kërkon që Liverpooli të vazhdojë “mentalitetin fitues”

Foto: Reuters

Liverpooli duhet të vazhdojë të kultivojë “mentalitetin fitues” nëse synon që të realizojë ambiciet në këtë sezon, beson Xherdan Shaqiri.

“Të Kuqtë” janë lider me katër pikë më tepër se ndjekësi i parë Manchester City, që ia shkatkoi humbjen e parë në këtë edicion, transmeton Koha.net.

“Trajneri përpiqet që ta largojë presionin nga lojtarët, kjo është normale, por nëse e sheh mundësinë për të fituar diçka atëherë duhet ta kesh këtë mentalitet dhe ta sjellësh në fushë. Deri tani, mënyra se si kemi punuar ishte shumë shumë e mirë dhe gjithçka ishte perfekte, por duhet të vazhdojmë kështu deri në fund, kjo është vështirësia”, është shprehur Shaqiri për faqen zyrtare të klubit.

Ai thotë se të gjithë lojtarët duhet të kenë mentalitet fitues, madje edhe ata që nuk luajnë rregullisht.

“Mendoj se secili lojtar këtu duhet të ketë mentalitet fitues. Edhe nëse nuk luani duhet të besoni në këtë dhe të krijoni mentalitet fitues në zhveshtore. Para së gjithash për të fituar ndeshjet dhe të dilni në fushë duke thënë ‘duam vetëm ta fitojmë këtë ndeshje, asgjë më shumë’, kjo ka shumë rëndësi”, është shprehur mesfushori shqiptar, që këtë edicion ka shënuar gjashtë gola e ka bërë dy asistime, përfshi dy ndaj Manchester Unitedit.

Shaqa ka shtuar se ekipi gjithashtu duhet të jetë i durueshëm.

“Ndonjëherë gjithashtu duhet të jeni i durueshëm, siç kemi qenë në shumë ndeshje në këtë sezon. Mund ta shihni se sa i pjekur është ekipi pas mësoni shumë nga këto lloj ndeshjesh. Deri tani, ia kemi dalë shumë shumë mirë, por ende është shumë herët”, ka thënë ai.