Sport

Scholes: Mourinho e planifikoi me qëllim shkarkimin nga Unitedi

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka insistuar se Jose Mourinho qëllimisht shtyu veten të shkarkohej nga klubi.

Mourinho u shkarkua nga Unitedi në muajin dhjetor pas fillimit të dobët dhe u largua me 15 milionë funte kompensim nga klubi anglez.

Scholesi ishte kritiku më i madh i Mourinhos gjatë dy vjet e gjysmë qëndrimi. Mendimi i anglezit për portugezin nuk ka ndryshuar edhe pas shkarkimit.

“E ndjej se ai [Mourinho] nuk donte të ishte këtu. E planifikoi në mënyrë të përkryer largimin”, ka thënë Scholes.

“Konferencat e tij për media ishin turpëruese, negative. Ishte e dukshme se përse lojtarët nuk donin të luanin për të. Gjëja e duhur ndodhi në fund”, ka shtuar anglezi.

Ish-mesfushori i Unitedit ka thënë se dyshoi se Mourinho donte të largohej kur prishi punët me kapitenin e klubit, Antonio Valencian.

“Prishi punët edhe me Antonio Valencian që është njeriu më i mirë botë. Ishte e pamundur të prishje punët me Antonio Valencian”.