Sport

Liverpooli rivalizon Napolin për Immobilen

Raportohet se Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile.

Sulmuesi italian ka qenë golashënuesi më i mirë i klubit romak në këto dy vitet e fundit dhe shumë ekipe kërkojnë shërbimet e tij.

Mediat italianë raportojnë se në garë për 28 vjeçarin është edhe Napoli, transmeton Koha.net.

Aktualisht Immobile ka kontratë me Lazion deri më 2023.