Sport

Arsenali nuk ka para për të blerë Carrascon

Arsenalit i është ofruar mundësia e transferimit të anësorit Yannick Carrasco nga Dalian Yifang, por klubi londinez ka dështuar të financojë këtë lëvizje.

Bashkëshortja e lojtarit javën e kaluar ka konfirmuar se Arsenali me Manchester Unitedin kanë shprehur interesim për transferimin e belgut që po synon kthimin në Europë gjatë afatit kalimtar të janarit, vetëm një vit pasi nga Atletico Madridi kaloi në Kinë.

Eksperti i futbollit në Belgjikë, Kristof Terreur, ka raportuar se klubi kinez i ka ofruar shërbimet e lojtarit tek Arsenali, por londinezët kanë dështuar për të financuar këtë lëvizje.

Arsenali do të pres deri në verë për të siguruar paratë për financimin e transferimit të belgut.