Sport

E kaluara e yjve të Kosovës në përfaqësueset e tjera

Nëse Gianni de Biasi do të vendoste të merrte në Evropian Milot Rashicën, Amir Rrahmanin e Herolind Shalën, Përfaqësuesja e Kosovës do të ishte sot pa këta tre lojtarë të rëndësishëm të saj.

Tre lojtarët që tashmë vlerësohen lart te "dardanët", ishin në ekipin e zgjeruar të Kombëtares së Shqipërisë para "Euro 2016" që ishte evropiani i parë për kuqezinjtë. Me një vendim që hapi shumë debat, De Biasi i la jashtë Evropianit tre lojtarët e po ashtu edhe Berat Gjimshitin.

Ishte një vendim i italianit që bëri histori me Shqipërinë, që u mor në kohë të ndjeshme. Pak javë më parë Kosova ishte pranuar në UEFA e FIFA dhe Përfaqësuesja e Kosovës po merrte formë me lojtarë më cilësorë se ata që ishin paraqitur në miqësoret e periudhës 2014 - 2016. Dhe mbetja jashtë ekipit që u paraqit në Evropian i shtyri Rashicën, Rrahmanin e Shalën drejt Kosovës. Këtë e ka pranuar mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit, Rrahmani, në një intervistë për mediat kroate, shkruan Koha Ditore.

“Kam qenë te Shqipëria, por kam vendosur të luaj për Kosovën. E kam parë që nuk do të kisha shumë hapësirë te Kombëtarja shqiptare, nuk më kanë parë ashtu si unë kam dashur. Isha në përgatitje për Kampionat Evropian, por nuk më morën në këtë ngjarje. Kjo ishte arsyeja pse kam vendosur të luaj për Kosovës. Kam menduar 'nëse tani nuk llogarisin në mua, kur do të llogarisin'”, ka thënë Rrahmani për “Sportske Novosti”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)