Sport

Cavani refuzon rikthimin te Napoli

Descriptive Text

Edinson Cavani ka refuzuar të kthehet te Napoli para vitit 2020.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka thënë se dëshiron që t’i shkojë deri në fund marrëveshjes që ka me klubin.

Cavani ishte larguar nga Napoli gjashtë vjet më parë në drejtim të PSG-së, ndërsa së fundmi u spekulua se ai mund të kthehet në Serie A te ish-skuadra. Megjithatë, uruguaiani ka thënë se prioritet i tij është që të mbesë te kampioni francez.

“Tani për tani, po synoj të shkoj deri në fund të kontratës sime, ndoshta edhe karrierës”, ka thënë 31-vjeçari për “L’Equipe”. “Do të jem 33 vjeçar kur të përfundojë. Nuk e di nëse do të vazhdoj pas vitit 2020 dhe nëse kontrata ime e re do të jetë në Paris, por ndihem mirë këtu dhe dua që ta përfundoj kontratën”.