Federer dhe Nadal e nisin mbarë Australian Open

Federer dhe Nadal e nisin mbarë Australian Open

14 janar 2019 15:29

Grandlsami i parë i vitit ka nisur gjatë ditës së sotme.

Roger Federer ka kaluar në raundin tjetër të Australian Open, pasi ka mposhtur bindshëm 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) në sete Denis Istomin, shkruan Ksp.

Me të njëjtin rezultat 3-0 me sete, 6-4, 6-3, 7-5 triumfoi edhe Rafael Nadal ndaj australianit James Duckworth.

Dy setet e para u fituan me lehtësi nga spanjolli, që vuajti disi në setin e tretë, por në përgjithësi tregoi një formë të mirë dhe se kishte rikuperuar nga lëndimi.

Lamtumirën turneut të Australian Open ia dha që në raundin e parë Andy Murray.

Tenisti britanik që ka njoftuar se ky mund të jetë Grand Slami i tij i fundit pasi nuk po arrin të kalojë problemet me lëndime, u mund 2-3 në sete nga spanjolli, Roberto Bautista Agut, me rezultat 4-6, 4-6, 7-6, 7-6, 2-6.

Siguroi një biletë për në raundin e dytë edhe afrikano-jugori Kevin Anderson, që mposhti 3-1 në sete francezin Adrien Mannarino (6-3, 5-7, 6-2, 6-1).

Numri 5 në botë pati vetëm një moment luhatjeje në setin e dytë, por më pas e dominoi lojën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme