Sport

Luan Krasniqi flet për meçin e mbrëmshëm Krasniqi – Abraham

Ish-boksieri, Luan Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbrëmë u pa një meç shumë cilësor ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abrahamit, të cilin e fitoi ky i fundit.

Mbrëmë në Erfurt të Gjermanisë në kategorinë super të mesme në versionin WBO u përballën Haxhi Krasniqi e Arthur Abraham, meç ky që i siguroi fituesit të drejtën për të luftuar për titull të botës në këtë kategori, transmeton Koha.net.

Luan Krasniqi i ka dhënë respekt Robinit për përkushtimin e tij në ring.

“Për sportin e boksit dje ishte një rast tejet i mirë, mbase u zhvillua një meç interesant dhe cilësor, me angazhim të suksesshëm të akterëve në ring. Respekt për Robinin dhe përkushtimin e tij gjatë gjithë duelit. Por, sporti e ka një fitues dhe kësaj here ky ishte Arthuri”, ka shkruar Luan Krasniqi në Facebook.