U dorëzuan stemat e FIFA-s për 10 gjyqtarë të Kosovës

U dorëzuan stemat e FIFA-s për 10 gjyqtarë të Kosovës

14 January 2019 13:59

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në shoqëri të anëtares së KE, Vjollcë Krasniqi, sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu dhe kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, e kanë bërë sot shpërndarjen e stemave të FIFA-s për dy gjyqtarë kryesorë, gjashtë asistentë dhe tre gjyqtarë të futsallit.

Me këtë rast, presidenti Ademi ka vlerësuar lartë paraqitjet e gjyqtarëve tanë me stemë të FIFA-s dhe ka kërkuar nga ata që të vazhdojnë të dëshmojnë nivel të lartë në punën e tyre, qoftë në arenën vendore edhe në atë ndërkombëtare. Njëherësh, presidenti ka shprehur shpresën se në vitet e ardhshme numri i gjyqtarëve të Kosovës me stemë të FIFA-s do të shënojë rritje, por ka kërkuar nga të gjithë gjyqtarët që të punojnë me zell dhe në mënyrë sa më profesionale për t’ia lehtësuar vetës rrugën deri te arritja e stemës së FIFA-s.

Gjyqtarët me stemë të FIFA-s

Genc Nuza

Besfort Kosumi

Fatlum Berisha

Bujar Selimaj

Fatmir Sekiraqa

Edmond Zeqiri

Lumturije Muhadri

Futsall

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Ekrem Franca

Komentet

Shto koment

Të ngjashme