Sport

Ibrahimoviq përqesh Ronaldon

Descriptive Text

Ashpërsia e Zlatan Ibrahimoviq është një standard dhe asi nuk kursen askënd, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon.

Në fakt, portugezi ka shpjeguar tranzicionin e tij në verë nga Real Madridi në Juventus si një sfidë të re në karrierën e tij, pasi ai dëshiron të vazhdojë të fitojë trofe.

Por, Ibrahimoviq konsideron se deklaratat e Ronaldos nuk “pinë ujë”.

"Cristiano flet për sfida të reja ... Ai e quan atë një sfidë. Transferimi në një ekip që tashmë është i fortë dhe fiton Serie A. Përse nuk shkoi tek ekipi tjetër i ligës dhe u bë kampion, dhe t'i sillte ata në ligën e parë? Turp, ardhja në Juventus nuk është sfidë ", tha suedezi.

Portugezi në moshën 33-vjeçare vazhdon të shkëlqejë. Ai shënoi 15 gola për kampionin italian në 25 ndeshje.

Juventusi është lider i Serie A, hyri në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe në çerekfinale të kupës vendase