Sport

Dominimit të Hirscherit në skijim alpin nuk i duket fundi

Sërish në karrierën e lavdishme të tij, Marcel Hirscher po luftonte të dielën për futjen në libra të rekordeve të skijimit alpin.

Skitari ikonik austriak në mënyrë bindëse fitoj të dielën garën e sllallomit në Kupën e Botës në skijim alpin në Adelboden të Zvicrës, duke vendosur edhe rekord njëkohësisht. Ai është bërë skitari me më së shumti fitore në Adelboden, një pistë skijimi 52-vjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Shpati Chuenisbaergli në Adelboden është pistë e garave në Kupën e Botës të skijimit alpin që nga viti 1967 dhe lista e fituesve është me plot legjenda.

Fitorja e nëntë e Hirscherit në Adelboden u arrit të dielën falë një raundi të dytë spektakolar. Ishte fitorja e dytë në dy ditë në këtë pistë, pati të shtunën fitoi sllallomin e madh.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)