“Carrasco ka shumë oferta nga Evropa, por asgjë s’është nënshkruar”

“Carrasco ka shumë oferta nga Evropa, por asgjë s’është nënshkruar”

13 January 2019 14:55

Gruaja e yllit belg të futbollit, Yannick Carrasco, ka konfirmuar se ai ka marrë oferta nga e gjithë Evropa, por asgjë s’është nënshkruar.

Belgu pritet të largohet nga Dalian Yifang për t’u kthyer në Evropë në miniafatin e janarit.

Ai thuhet se po kërkohet nga shumë skuadra evropiane, përfshirë Milanin, Manchester Unitedin e Arsenalin.

“Ka shumë gjëra që po ndodhin. Ka marrë oferta nga shumë klube në Gjermani, Spanjë, Angli e Itali, por asgjë s’është konkrete dhe nuk është nënshkruar. Yennickut i pëlqen Kina, por është kulturë shumë ndryshe dhe jemi shumë larg familjeve e miqve. Do të shohim çka do të ndodhë dhe si do të zhvillohen gjërat, por ka mundësi që të kthehemi në Evropë”, ka thënë Noemie Happart për “RTBF”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme