Sport

Valverde mohon komunikimin për rikthim të Neymarit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka përsëritur se s’ka marrë asnjë thirrje për të rikthyer në skuadër, yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar.

“El Mundo” raportoi më herët se babai i lojtarit ka marrë shumë lutje nga bordi i Barçës që të rikthejë të birin në Camp Nou, ndërsa tash Valverde ka thënë se ai nuk është në dijeni të një ngjarjeje të tillë.

“Njerëzit duan të flasin gjëra të mëdha për lojtarët në klube tjera. Ai është lojtar i mrekullueshëm, pati Botëror të mirë, por tash është klub tjetër, andaj s’ka asgjë për të thënë. Nuk është në pyetje thirrja e Neymarit... askush nuk më ka telefonuar mua. Lajmet janë gjithmonë. Ai është lojtar i PSG-së dhe ne e respektojmë”, ka thënë Valverde.